Bota

Lufta e Ukrainës/ Intensifikohen sulmet ruse ndaj termocentralit më të madh bërthamor

3 Mars 2022, 19:04 Nga DOSJA
Lufta e Ukrainës/ Intensifikohen sulmet ruse ndaj termocentralit më

UKRAINË- Një turmë e madhe u mblodh të mërkurën në rrugën për në Enerhodar, shtëpia e centralit bërthamor të Zaporizhzhias, duke bllokuar trupat ruse të hyjnë në qytet. Qyteti i vogël Enerhodar është bërë pika më e nxehtë në konfliktin njëjavor pasi aty ndodhet edhe një prej termocentraleve më të mëdha bërthamore në Evropë. Dmitry Orlov, kryetari i bashkisë së qytetit, shkroi në një postim në Telegram të mërkurën se ushtarët rusë dhe punonjësit e uzinës ishin takuar për negociata.

Zaporizhzhia, në brigjet e lumit Dnieper, është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe kryeqyteti i punëtorëve të energjisë në Ukrainë. 

Në një postim në Facebook, Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, iu lut gjeneralëve rusë që të anashkalonin Enerhodarin dhe centralin bërthamor në mënyrë që të mos krijonin kushte që mund të shkaktonin një katastrofë të tillë si shkrirja e 1986 në Çernobil.

Marrë nga WashintonPost

LAJMI KRYESOR: RAUNDI I 2/ Asnjë akord! Mbyllet takimi mes Rusisë e Ukrainës në Bjellorusi (Ç’u diskutua)

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry orlov enerhodar lufta ukraine-rusi zaporizhzhia dmitry orlov enerhodar lufta ukraine-rusi zaporizhzhia

Sondazh

Poll