Bota

RAUNDI I 2/ Asnjë akord! Mbyllet takimi mes Rusisë e Ukrainës në Bjellorusi (Ç’u diskutua)

3 Mars 2022, 07:46 Nga DOSJA
RAUNDI I 2/ Asnjë akord! Mbyllet takimi mes Rusisë e Ukrainës

UKRAINË– Raundi i dytë për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës ka përfunduar pas 5 orësh negociata “kokë më kokë”. Takimi i sotëm nuk solli asnjë “fryt”, por palët ranë dakord që në të ardhmën të diskutohet për mundësinë e një armëpushimi të përkohshëm për të organizuar korridoret humanitare. Po ashtu, Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë negociatat në raundin e tretë në të ardhmen e afërt, por nuk dihet nëse takimi do të mbahet sërish në kufirin bjelloruso-polak, më konkretisht në Belovezhskaya Pushcha. Për takimin e sotëm, i cili ishte i dyti për të dy grupet, pala ruse kishte mbërritur në vendin e takimit që një natë më parë, ndërsa ukrainasit shkuan sot me një helikopter ushtarak.   

Dosja.al ka publikuar foto dhe video nga salla ku kanë nisur bisedimet kokë më kokë. Ajo që ra në sy është se palët kanë zgjedhur mënyrat e tyre sesi të prezantohen me botën. Pala ruse, duket sikur sapo kanë dalë nga zyrat. Të gjithë të veshur ‘shik’, me kostume e kollare, ndërsa ukrainasit, janë të gjithë të veshur me uniforma ushtarake, si për të treguar që vijnë nga lufta, armët, bombardimet. 

PO ÇFARË KËRKOJNË PALËT?

Kërkesat e Ukrainës janë:

*Armëpushimi i menjëhershëm

*Tërheqja e trupave rusë

*Korridoret të hapura umanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara

Po Rusia çfarë kërkon?

*Njohja e Krimesë së territor rus

*Njohja e autonomise së Donbasit, përkatësisht Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donjeckut.

*Neutraliteti dhe demilitarizimi i Ukrainës që ka qenë deri tani si parakusht.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Negociatat/ Slutsky: Marrëveshjet e arritura sot do të konsolidohen në ditët në vijim

Mbyllen bisedimet me Rusinë, reagon Ukraina: Ja për çfarë ramë dakord

Mbyllen bisedimet për sot! Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë negociatat

VIDEO- Pamje nga zyra ku zhvillohen takimet, ukrainasi futet i pari duke qeshur

DALLIMI- Rusët e veshur ‘shik’, ukrainasit “gati” për luftë, të gjithë me rroba ushtarake

Zbardhen DETAJET e para! Ukraina parashtron 3 kushtet, ç’i kërkon Rusisë

FOTOJA E PARË! Nisin bisedimet, delegacionet ruso-ukrainase shtrëngojnë duart

FOTO-LAJM/ Ukrainasit nisen drejt Bjellorusisë: Gati për negociata me Rusinë

Sot takimi i dytë mes palëve,momenti kur autokolona me zyrtarët rusë mbërrin në vendngjarje

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi david arakhamia lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi david arakhamia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll