Bota

Lufta e Rusisë në Ukrainë, Kina hedh poshtë pretendimet se kishte dijeni

3 Mars 2022, 18:33 Nga DOSJA
Lufta e Rusisë në Ukrainë, Kina hedh poshtë pretendimet se

PEKIN – Kina mohoi njoftimet se kishte patur njohuri paraprake për sulmin e Rusisë ndaj Ukrianës dhe se i kishte kërkuar Moskës ta shtynte fillimin e sulmit deri në përfundim të Lojërave Olimpike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha sot se artikulli i gazetës ‘New York Times’ ishte “thjesht një lajm i rremë, zhvendosje faji dhe i neveritshëm”.

Gazeta ‘New York Times’ citonte një raport të zbulimit perëndimor, të konsideruar të besueshëm, sipas të cilit zyrtarë të lartë kinezë kishin deri diku dijeni të drejtpërdrejtë mbi planet, apo synimet për luftë të Rusisë përpara së të niste sulmin.

Kina po ashtu tha se ajo abstenoi për rezolutën e djeshme të OKB-së që kërkonte ndalimin e menjëhershëm të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës dhe tërheqjen e të gjitha trupave ruse, pasi sipas Pekinit, “projektrezoluta nuk i ishte nënshtruar konsultimeve të plota me të gjithë vendet anëtare dhe nuk merrte parasysh historinë dhe kompleksitetin e krizës aktuale”.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll