Bota

VIDEO/ Sulmet ruse në Ukrainë, i moshuari: Vajza ime u godit nga predha, vdiq këtu

3 Mars 2022, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Sulmet ruse në Ukrainë, i moshuari: Vajza ime u godit nga

UKRAINË- Pushtimi i Ukrainës nga forcat ushtarake ruse ka lën shumë viktima pas një ndër to është edhe vajza e një qytetari ukrainas i cili në një video tregon se si e humbi të bijën. Në një video të publikuar nga BBC, banori i qytetit të Zhytomyr (Ukrainë) ka vendosur që të tregojë trishtimin e tij për humbjen e të bijës dhe miqve të tij. Ai shprehet se si një predhë ruse goditi qytetin dhe la shumë viktima pas duke shkaterruar çdo gjë në atë qytet.

“Ne degjuam një të shtëna, vajza ime kishte vdekur, komshinjt kishin vdekur gjithashtu. Dëshiroj që ju ta shikoni se si po trajtohemi ne nga “Bota Ruse”, ja çfarë po bëjnë ata në ukrainën tonë. Dua t’iu tregoj se çfarë predhash po hedhin ata kundrejt nesh. Ky është vendi. Vajza ime është vrarë këtu në këtë vënd. Ajo shkoi në tualet dhe… Kjo ndodhi”-tha qytetari.

Banorët në Zhytomyr në Ukrainë kanë nisur një pastrim pasi një sulm ajror goditi shtëpitë e tyre të martën. Sipas BBC një zyrtar ukrainas tha se zona ishte goditur nga një raketë ruse e cila synonte të godiste një bazë ushtarake aty pranë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 8-të e pushtimit rus! Pikat KYÇE, ç’po ndodh sot në Ukrainë?

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll