Art&Argëtim

“Muhabete 17-vjeçarësh”, Çiljeta tregon raportin që ka me Getoarin dhe Noizyn

6 Korrik 2019, 16:13 Nga DOSJA
“Muhabete 17-vjeçarësh”, Çiljeta tregon raportin

Këngëtarja e njohur Çiljeta dikur pjesë e grupit “Babastar” me Getoar Selimin sot në grupi kundërshtar OTR,  shpjegon raportin që ka me dy reperët në një intervistë për “Mirage”.

Çiljeta e njohur për hiret e saj të lakmuara, të gjithë bashkëpunimet i ka pasur me këngëtar të njohur në showbiz, por rikthimin në muzikë pas lindjes së djalit ja dedikon vetëm OTR-së dhe “Vëllait” të saj siç e therret ajo Noizyn.

Sa për konfliktet mes reperëve këngëtarja shprehet janë “muhabete të vogla për 17-vjeçar”.

E pyetur nëse flet me Getoarin dhe nëse e ka problem që dy reperët njihen si rivalë të fortë, këngëtarja është shprehur se i ka të gjithë kolegë. 

Sigurisht po ta shoh përshëndetem pse jo! Unë I kam të gjithë kolegë! Kjo pjesa e problemeve ndër grupe, mua më duket pak si muhabete 17-vjeçarësh, domethënë muhabete shumë të vogla. Duke e njohur dhe Noizy-n nga afër ai është dhe vetë brenda një njeri shumë i madh dhe nuk merret vetë me këtë pjesë. fansat i bëjnë këto gjëra shumë të mëdha– shprehet Çiljeta gjatë intervistës.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz këngëtarja çiljeta xhilaga reperi getoar selimi reperi noizy këngëtarja çiljeta xhilaga reperi getoar selimi reperi noizy

Sondazh

Poll