Bota

Dita gri dhe e ftohtë në Kiev! Gazetarja e BBC: Në rrugë ka kufoma të djegura dhe të nxira

3 Mars 2022, 08:31 Nga DOSJA
Dita gri dhe e ftohtë në Kiev! Gazetarja e BBC: Në rrugë ka

UKRAINË– Pamje të frikshme raportohen nga rrugët e Kiev. Sot në ditën e tetë të pushtimit rus në Ukrainë, qyteti duket më i ftohtë dhe gri. Kështu raporton gazetarja e BBC Lyse Doucet.

Dita zbardhi shumë e ftohtë dhe gri tregon Doucet. Është një mëngjes tjetër ku banorët e Kievit dëgjojnë se autokolona e blinduar mamuth e Moskës në buzë të qytetit është ende e bllokuar.

“Kollona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se tre ditë,” tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës në një deklaratë.

Raportet flasin për mungesa të mundshme të ushqimit dhe karburantit, të rrotave të ngecura në baltë, të forcave të trazuara ruse dhe rezistencës ukrainase. Në buzë të një qyteti të rrethuar, ka raportime për luftime të ashpra dhe rrugët janë të shpërndara me kufoma të djegura dhe të nxira të automjeteve ushtarake. Në të gjithë Ukrainën, kryebashkiakët dërgojnë përditësime për gjendjen e dëshpëruar të qyteteve të tyre.

Më shumë se një milion ukrainas kanë ikur e shumë të tjerë vazhdojnë të luftojnë ndërsa Rusia përparon dhe sulmon me forcë shkatërruese në veri, lindje dhe jug të vendit.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll