Bota

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë? Luftë, viktima dhe asnjë sinjal për paqe…PIKAT KYÇE

2 Mars 2022, 19:38 Nga DOSJA
Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë? Luftë, viktima dhe

KIEV– Edhe sot në Ukrainë vazhdojnë bombardimet! Qytete të tëra janë sulmuar nga rusët, ndërkohë që ushtria e Ukrainës ende reziston ndaj tyre. Po ashtu, edhe kryeqyteti ukrainas, Kievi, po bombardohet, ndërsa forcat ruse rritin ofensivën e tyre dhe i afrojnë forcat drejt kryeqytetit në një përpjekje të dukshme për ta rrethuar atë. Më poshtë keni një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të ditës së sotme: 

Parashutistët rusë zbarkuan në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, pas disa ditësh bombardimesh që kanë vrarë ose plagosur dhjetëra civilë. 

Autoritetet në qytetin jugor të rëndësishëm strategjik të Khersonit në Detin e Zi kanë mohuar pretendimet e Rusisë se forcat e saj kanë pushtuar vendin, duke sqaruar se vetëm porti dhe stacioni i trenit kanë rënë.

Qyteti port i Mariupolit me rëndësi strategjike të Detit Azov është gjithashtu i rrethuar nga trupat ruse.

“Ne nuk mund t’i marrim as të plagosurit nga rrugët, nga banesat, pasi bombardimet nuk ndalen,”-tha kryebashkiaku. 

Sipas shërbimit të urgjencës të Ukrainës, më shumë se 350 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 2000 janë plagosur. Qindra struktura duke përfshirë objekte transporti, spitale, kopshte dhe shtëpi janë shkatërruar.

Ukraina pretendoi se rreth 7,000 trupa ruse ishin vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës, por Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 498 ushtarë rusë kishin vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Kjo ishte deklarata  e parë për viktimat.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të forcave të saj. Për rezolutën votuan 141 nga 193 shtete anëtare, 35 abstenuan dhe 5 – Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea – votuan kundër.

Një raund i dytë bisedimesh mendohet se do të zhvillohet të enjten. Një negociator rus tha se një armëpushim mes dy vendeve është në vendin e parë të listës, por Ukraina është shprehur publikisht se  kërkesat e Moskës janë të papranueshme dhe Rusia duhet të ndalojë bombardimin e qyteteve të Ukrainës përpara se të pritet ndonjë përparim në bisedime.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll