Bota

Lufta e tmerrshme me Rusinë, 3 shqiptarë nga Kosova largohen nga Ukraina

2 Mars 2022, 15:02 Nga DOSJA
Lufta e tmerrshme me Rusinë, 3 shqiptarë nga Kosova largohen nga

UKRAINË – Ambasada e Kosovës në Republikën Çeke, e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar nga Ukraina, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Ata është thënë se kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.

Qëndresa Fazliu, zyrtare për komunikim në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka thënë se në total, autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë.

Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.

Situata në Ukrainë është përkeqësuar prej sulmit rus që ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Marrë nga REL

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 11:59

BE i jep goditjen e fortë, ndalon euron në Rusi

BRUKSEL-BE ka ndaluar shitjen dhe transferimin e kartëmonedhave euro në Rusi. Kjo është një nga sanksionet e tjera që u mor ndaj Rusisë pas sulmit të nisur në U...