Bota

I përgjigjen thirrjes së Zelenskyyt/ Vullnetarë nga Japonia gati për të luftuar në Ukrainë

2 Mars 2022, 15:05 Nga DOSJA
I përgjigjen thirrjes së Zelenskyyt/ Vullnetarë nga Japonia gati

JAPONI- 70 burra japonezë, duke përfshirë 50 ish-anëtarë të Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes dhe dy veteranë të Legjionit të Huaj Francez, kanë aplikuar për t’u bashkuar në luftën e Ukrainës kundër pushtuesve rusë. Sipas Ukrinform, një zëdhënës i ambasadës ukrainase pranoi se kishte marrë telefonata nga njerëz që “duan të luftonin për Ukrainën”, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme. Keiichi Kurogi, 39 vjeç, i cili është një punonjës zyre, shprehu dëshirën për tju bashkuar forcave të Ukrainës.

“Kur pashë foto të burrave dhe grave të moshuara në Ukrainë që morën armët dhe u nisën për të luftuar, ndjeva se duhej të shkoja me ta,”- tha Kurogi.

Ambasada refuzoi ofertën e Kurogit për të luftuar, duke i thënë se i mungonte përvoja e nevojshme ushtarake. Siç raporton Ukrinform, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina po krijon një Legjion Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të përbërë nga të huaj që duan t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota keiichi kurogi lufta ukraine-rusi keiichi kurogi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 11:59

BE i jep goditjen e fortë, ndalon euron në Rusi

BRUKSEL-BE ka ndaluar shitjen dhe transferimin e kartëmonedhave euro në Rusi. Kjo është një nga sanksionet e tjera që u mor ndaj Rusisë pas sulmit të nisur në U...