Bota

Boris Johnson paralajmëron sanksione për njerëzit e lidhur me Putin

2 Mars 2022, 14:52 Nga DOSJA
Boris Johnson paralajmëron sanksione për njerëzit e lidhur me

BRTIANI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u tha deputetëve se nëse Presidenti Vladimir Putin “dyfishohet, atëherë do të bëjmë edhe ne”. Ai tha se qeveria do të përputhë donacionet nga britanikët me apelin e Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive për Ukrainën, duke filluar nga 20 milionë funte.

Johnson u përgjigj se “kishte më shumë për të bërë”, por shton se Mbretëria e Bashkuar ka marrë “një rol udhëheqës” në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe personave që janë të lidhur me Putin. Johnson tha gjithashtu se Putin nuk e kishte llogaritur rezistencën e fortë të ukrainasve.

“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin, në përdorimin e municioneve kundër civilëve të pafajshëm, sipas mendimit tim cilësohen si krime lufte.Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarisë së tij,” tha ai.

“Nëse Putini dyfishon sulmet, ne do të bëjmë të njejtën gjë, duke rritur më tej presionin ekonomik dhe duke mbështetur Ukrainën me armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë ti shtrëngojë lakun regjimit të Putinit”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se Putin do të dështojë dhe ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës,” tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 11:59

BE i jep goditjen e fortë, ndalon euron në Rusi

BRUKSEL-BE ka ndaluar shitjen dhe transferimin e kartëmonedhave euro në Rusi. Kjo është një nga sanksionet e tjera që u mor ndaj Rusisë pas sulmit të nisur në U...