Bota

‘Kërkohet i vdekur ose i gjallë’/ Biznesmeni rus: Ofroj 1 mln dollarë për ‘kokën’ e Putin

2 Mars 2022, 14:28 Nga DOSJA

RUSI-Një shpërblim prej 1,000,000 dollarë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin iu ofrua oficerëve ushtarakë nga sipërmarrësi rus Alex Konanykhin. Biznesmeni e ndau këtë thirrje në një postim që ai publikoi në mediat sociale këtë javë, ndërsa Rusia vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë .

“Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, të arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare,” shkroi Konanykhin.

Biznesmeni që jeton në SHBA ka ndarë foton e Putin në një poster të Perëndimit të Egër me mbishkrimin ‘Kërkohet i vdekur ose i gjallë’. Postimi nuk qëndroi shumë gjatë pasi u fshi nga Facebook.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander konanykhin lufta ukraine-rusi putin alexander konanykhin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll