Bota

Dialogu Moskë-Kiev mund të zhvillohet në darkë, rusët marrin rrugën, Ukraina e pavendosur

2 Mars 2022, 10:59 Nga DOSJA
Dialogu Moskë-Kiev mund të zhvillohet në darkë, rusët

RUSI– Delegacioni rus është nisur drejt Bjellorusisë, pavarësisht se Ukraina ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të zhvillohen sot bisedimet e radhës mes palëve apo jo. Mediat ruse shkruajnë se me shumë mundësi, takimi do të realizohet në darkë, në rajonin e Brestit, në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë. Ukraina ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për pjesëmarrjen në këtë dialog.

Më herët u raportua se sot nuk do të ketë bisedime mes palëve, por që gjithçka është shtyrë për në fundjavë. Takimi i parë u zhvillua në Gomel të Bjellorusisë, por përfundoi pa arritur asnjë lloj marrëveshjeje. Ukraina kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse, gjë që nuk u pranua nga pala ruse. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2022, 11:05

Kina refuzon prerazi sanksionet kundër Rusisë

KINE-  Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bank...