Bota

Lufta me Ukrainën! Kremlini: Jemi të gatshëm të bisedojmë sot, duam AXHENDË reale

2 Mars 2022, 10:01 Nga DOSJA
Lufta me Ukrainën! Kremlini: Jemi të gatshëm të

RUSI– Kremlin është i gatshëm për bisedime me Ukrainënë. Pas aludimeve të shumta se bisedimet në Bjellorusi nuk do të zhvillohen, Kremlin kërkon një axhendë reale të asaj që do të zhvillohet sot.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një delegacion rus do të ishte “në vend” të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën, por nuk dha detaje shtesë rreth vendndodhjes ose formatit të diskutimeve.

“Sot pasdite, në orët e vona të pasdites, delegacioni ynë do të jetë në vend duke pritur për negociatorët ukrainas,” tha Peskov në një konferencë me gazetarët. Delegacioni ynë do të jetë i gatshëm të vazhdojë bisedën sonte”.

Peskov nuk pranoi të jepte vendndodhjen e bisedimeve të mundshme.

Të hënën, bisedimet u zhvilluan me delegacionet ukrainase dhe ruse në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll