Bota

Kreu i bashkisë së Kievit: Kemi përballë një nga ushtritë më të forta në botë

2 Mars 2022, 10:56 Nga DOSJA
Kreu i bashkisë së Kievit: Kemi përballë një nga

KIEV– Kreu i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili ka udhëtuar nëpër botë duke përfaqësuar vendin e tij si boksier i Hall of Fame, tani është “shumë krenar që është ukrainas”. Në një intervistë për CNN, Klitschko u shpreh: “Kemi qëndruar përballë një prej ushtrive më të forta në botë. Të qenurit shtet i pavarur është prioriteti unë kryesor. Ne po mbrojmë familjet tona, qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë.”

Ish-kampioni i botës i boksit në peshat e rënda u bëri thirrje shteteve të tjera që të mbështesin Ukrainën, sepse do e kenë “të vështirë të mbijetojnë” pa të. Klitschko tha se infrastruktura kryesore, si energjia elektrike, ngrohja dhe uji, në Kiev janë dëmtuar, ndërsa shtoi se autoritetet janë në kontakt me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilët kanë dërguar ushqim dhe ndihma.

Por, ajo që me të vërtetë i nevojitet Kievit, tha Klitschko, janë “sanksione më të forta kundër Rusisë”.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Lufta nuk është vetëm për Ukrainën. Është sfidë për të gjithë botën moderne, për të gjithë botën demokratike”, tha ai.

LAJMI KRYESOR; LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, shtyhen bisedimet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll