Bota

E trishtë! Vriten 2 futbollistë dhe një skiator gjatë luftës në Ukrainë

2 Mars 2022, 10:49 Nga DOSJA
E trishtë! Vriten 2 futbollistë dhe një skiator gjatë

UKRAINË- Dy futbollistë dhe një skiator i ri janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, teksa pushtimi brutal rus vazhdon sot në ditën e shtatë, sipas The Sun”.

Lojtari i ekipit të të rinjve, Vitalii Sapylo, 21 vjeç, u vra gjatë një beteje të egër pranë Kievit. Ai ishte bashkuar me ushtrinë si komandant tankesh, për të mbrojtur vendin e tij kundër sulmit të trupave të Putinit.

Dmytro Martynenko, 25 vjeç, një lojtar i klubit rajonal FC Dostomel, vdiq së bashku me nënën e tij, kur blloku i apartamenteve pranë kryeqytetit, ku ata jetonin, u bombardua nga rusët. 

Viktima e tretë e këtij sulmi të tmerrshme të rusëve është edhe skiatori 20-vjeçari Yevhen Malyshev, i cili u vra teksa përpiqej të ndalonte përparimin e trupave ruse, i cili ishte pjesë e ekipit të të rinjve, kishte lënë përkohësisht pezull skitë, për të luftuar.

 

Atletët u vranë pa mëshirë nga trupat e Putinit, ndërsa numri i vdekjeve në vend vazhdon të rritet.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro martynenko lufta ukraine-rusi ukraine vitalii sapylo yevhen malyshev dmytro martynenko lufta ukraine-rusi ukraine vitalii sapylo yevhen malyshev

Sondazh

Poll