Bota

Përditësimi i fundit/ Dita e 7-të e luftimeve në Ukrainë, çfarë duhet të dini deri më tani

2 Mars 2022, 10:24 Nga DOSJA
Përditësimi i fundit/ Dita e 7-të e luftimeve në

UKRAINE- Sulmi rus vazhdon në tri qytete në Ukrainë. Sakaq, këto janë disa nga pikat kyçe të luftës në ditën e 7.

• Rusia intensifikon sulmet e saj në qytetet kryesore të Ukrainës – me luftime të ndezura për të shtatën ditë në veri, lindje dhe jug

• Parashutistët rusë kanë zbarkuar në Kharkiv në veri-lindje, thotë Ukraina, me luftime të ashpra

•Në jug, Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit, por kryebashkiaku i saj thotë se porti ende mbahet nga forcat ukrainase

•Një kolonë 40 milje e gjatë me automjete të blinduara ruse është rreth 15 milje në veri të kryeqytetit Kiev

•Ndërkohë, SHBA thotë se do të ndalojë linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore – pas udhëheqjes së Bashkimit Evropian dhe Kanadasë

•Kompanitë e mëdha si Apple, Google, Ford dhe Exxon Mobil kanë ndërmarrë hapa kundër Rusisë lidhur me pushtimin në Ukrainë

•Tregtimi në bursën e Moskës është pezulluar për të tretën ditë, thotë banka qendrore e Rusisë.

 

Lajmi kryesor: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll