Bota

LIVE/ Kievi do rrethohet perëndimi dhe lindja, rusët sulm të organizuar në Kharkiv

2 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
LIVE/ Kievi do rrethohet perëndimi dhe lindja, rusët sulm të

UKRAINË – Forcat ruse pretendojnë se morën sot qytetin e Kharsonit. Analistët ushtarakë perëndimorë bënë parashikime për lëvizjet e tyre.

Analiza në 3 pika të operacioneve strategjike ruse në Ukrainë:

Kiev – Kryeqyteti mbetet objektivi kryesor i Kremlinit. Rusia po tenton ta rrethojë Kievin duke avancuar nga Perëndimi dhe Lindja e qytetit. Analistët ushtarakë besojnë se autokolona ruse 64 km e gjatë ndodhet në veri të Kievit në gadishmëri për të mbështetur sulmin nga krahu perëndimor.

Kharkiv – Bombardime nga ajri dhe toka vazhdojnë. Analistët gjykojnë se Rusia po kryen një sulm  të organizuar ajror përpara se të sulmojë sërish nga toka sot ose nesër.

Ukraina Jugore – Forcat ruse morën qytetin Kherson. Kjo do të mundësojë avancimin e ushtrisë në Odesë dhe Mikolaiv. Kjo do të jetë në dëm të Ukrainës, pasi mund t’i bllokohet aksesi në port. Në Mariupol po vendosen trupa në krahun lindor me synim për të krijuar një “urë tokësore” për forcat ruse në mënyrë që të lëvizin lehtësisht midis Rusisë dhe Krimesë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll