Bota

Zelenskyy flet nga bunkeri ku është izoluar në Kiev: Gjendja është serioze, s’jam në film!

1 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
Zelenskyy flet nga bunkeri ku është izoluar në Kiev: Gjendja

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev, Zelenskyy tha se gjendja në vendin e tij është serioze, ndërsa shtoi se Ukraina duhej të mbrohej me çdo kusht. 

“Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë,”-tha në fjalë e tij presidenti. Ndërsa shtoi se edhe pse  është objektivi numër një për forcat ruse, sërish  ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin e vendit.

“Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë. Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës. Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi,“-shtoi Zelenskyy ndër të tjera në intervistën e tij. 

Ai diskutoi edhe bisedimet e ndërmarra nga zyrtarët ukrainas dhe rusë në Bjellorusi.

“Nëse e bën këtë, nëse të dyja palët e bëjnë, do të thotë se ata (Rusia) është gati për paqe. Nëse nuk janë gati, do të thotë se thjeshtë po shpërdorojmë kohën. Do të shohim, nëse ata janë gati…” përfundoi ai.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2022, 21:03

ANALIZA/ Kush është nazisti?

Regjimi i Vladimir Putin ka ndaluar mediat ruse që t’i referohen pushtimit të tij në Ukrainë si një “luftë”. Në vend të kësaj, ngjarja duhet të përshkruhet si “...