Bota

FT/ U vra nga raketa ruse në Kharkiv, studenti indian po priste në radhë në dyqan

1 Mars 2022, 11:51 Nga DOSJA
FT/ U vra nga raketa ruse në Kharkiv, studenti indian po priste në

UKRAINË – Naveen Shekharappa Gyanagoudar është studenti indian që ndërroi sot jetë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë pasi një raketë ruse goditi godinën e bashkisë. Sipas mediave të huaja, djaloshi indian ishte student në vitin e fundit fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Kharkivit. Sipas informacioneve, ai kishte biseduar me babain në telefon duke i treguar se ishte fshehur në bunker së bashku me disa bashkëkombas të tij dhe se nuk u kishte mbetur ushqime dhe ujë.

Në momentin kur raketa goditi ndërtesën e bashkisë së Kharkivit, Gyanagoudar ishte futur në radhë në një dyqan për të blerë ushqime.

Ai u raportua i vdekur në orën 10:30. I ndjeri banonte në një apartament pas godinës së bashkisë së Kharkivit.

Naveen Shekharappa Gyanagoudar është viktima e parë e goditjes me raketë të bashkisë së qytetit ukrainas.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: NDTV

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll