Aktualitet

Vrasja e Alikajt, lihen në burg autorët, momenti kur mbërrijnë nën forca të shumta sigurie

28 Shkurt 2022, 14:13 Nga DOSJA
Vrasja e Alikajt, lihen në burg autorët, momenti kur

VLORË– Shazi Ahmetaj, 23 vjeç dhe Mateo Kiptiu 30-vjeç janë lënë sot në burg nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzohen se kanë vrarë ish-ushtarakun Altin Alikaj, ngjarje e ndodhur më 19  shkurt të këtij viti. Të dy mbërritën në Gjykatën e Vlorës në forca të shumta sigurie, siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al.

Ishte prokuroria ajo që kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy të prangosurit gjë që u miratua nga Gjykata. Përpara togave të zeza, të dy të rinjtë mohuan të kenë marrë pjesë në ngjarje. Por, pavarësisht dëshmisë së tyre, trupa gjykuese vendosi t’i lërë në burg.

Kur u vra Altin Alikaj?

Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji”. Ishte nëna e Alikajt ajo që pas disa ditësh kërkime gjeti të birin e pajetë në shtëpi dhe lajmëroi policinë. Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt. Zyrtarisht ai rezultonte në Kosovë ku kishte kaluar kufirin në mënyrë të rregullt, por në Shqipëri ishte kthyer ilegalisht. Ishte pikërisht kjo gjë që nuk i shtyu autoritetet të kërkonin në shtëpinë e Alikajt.

Vrasja ishte e mirëorganizuar. Fillimisht autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë, kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës dhe më pas e kanë vrarë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin alikaj vritet altin alikaj altin alikaj vritet altin alikaj

Sondazh

Poll