Aktualitet

Aksident në By Pass-in e Fier, vetura përplas mjetin bujqësor. Një i plagosur (Foto)

5 Korrik 2019, 20:04 Nga DOSJA
Aksident në By Pass-in e Fier, vetura përplas mjetin bujqësor.

FIER- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në Fier. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja është shënuar rreth orës 20:00, në vendin ku kryqëzohet by-passi i Fierit me fshatin Pojan.

Më tej shtohet se një mjet bujqësor është përplasur me një makinë tip “Audi” mbi autostradë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili po tentonte të kalonte në anën tjetër të by- passit  ku kishte tokat.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe Policia e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier by bass i fierit plagoset fermeri policia fier aksident ne fier by bass i fierit plagoset fermeri policia fier

Sondazh

Poll