Aktualitet

I bashkohet gjysmës tjetër, UNESCO merr në mbrojtje edhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

5 Korrik 2019, 13:46 Nga DOSJA
I bashkohet gjysmës tjetër, UNESCO merr në mbrojtje edhe

AZERBAXHAN- Komiteti i Trashëgimisë sot në Baku merr vendimin që Liqeni i Ohrit, të trajtohet njësoj dhe të menaxhohet si një i tërë, si pasuri botërore e UNESCO

Por, ajo që nuk përmendet nga pala shqiptare, është fakti se në ndryshim nga Maqedonia e Veriut, ku së bashku me liqenin është futur në listën e UNESCO edhe qyteti i Ohrit, propozimi shqiptar përfshin vetëm vijën e liqenit.

Pra, qyteti i Pogradecit, Lini dhe rrethinat e tij mbeten jashtë listës.

Nga sot, liqeni i Ohrit do të trajtohet dhe menaxhohet si një i tërë ndërkohë që për marrjen e një vendimi të tillë kanë lobuar edhe disa kompani shqiptare.

Por liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Korani dhe Belushka.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ohri ne unesco unesco vendimi i unesco ohri ne unesco unesco vendimi i unesco

Sondazh

Poll