Aktualitet

“E ka përplasur treni”, gjendet e vdekur një grua në Elbasan, kishte shenja në trup

5 Korrik 2019, 18:36 Nga DOSJA
“E ka përplasur treni”, gjendet e vdekur një grua në

ELBASAN- Një grua është gjetur e vdekur sot në hekurudhën që lidh qytetin e Elbasanit me atë të Peqinit. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se gruaja që është gjetur mbi një hekurudhë është e moshës 50-vjeçare dhe është identifikuar me inicialet M.B.

Po ashtu mësohet se ajo është gjetur me shenja të trup dhe dyshimet më të mëdha janë se atë mund ta ketë përplasur treni.

Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

Kujtojmë se ky nuk është aksidenti i vetëm hekurudhorë në Shqipëri. Vetëm pak kohë më parë treni përplasi për vdekje nga adoleshent në Durrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hekurudha peqin -elbasan treni shtyp gruan vdes 50 vjecarja hekurudha peqin -elbasan treni shtyp gruan vdes 50 vjecarja

Sondazh

Poll