Bota

PËRDITËSIMET/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Ukrainë, zhvillimet e fundit

28 Shkurt 2022, 08:35 Nga DOSJA
PËRDITËSIMET/ Çfarë ndodhi gjatë natës në

KIEV– Përditësimet më të fundit nga Ukraina. Dosja.al ju sjell pikat kyçe të ngjarjeve që ndodhën gjatë natës dhe sot në mëngjes në Kiev dhe në disa qytete të tjera të Ukrainës. Ushtria ruse ende ndodhet në territorin e Ukrainës, pavarësisht se sot të zhvillohen bisedimet me dy delegacionet përkatëse. Rusët pretendojnë se kanë arritur të marrin kontrollin ajror të Ukrainës.

PIKAT:

-Trupat ruse kanë zënë pozicione vetëm 30 km larg kryeqytetit. Kievi mbetet në duart e Ukrainës dhe një shtetrrethimi 2 ditor në qytet është hequr.

-Qyteti i Chernihiv në veri-lindje është përballur me shpërthime të rënda nga trupat ruse gjatë natës, por mbetet në duart e Ukrainës.

-Qytetet Berdyansk dhe Energoda janë në dorën e rusëve.

-Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se forcat e saj kanë pësuar humbje gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, duke pretenduar për ditë se nuk kishte pësuar viktima.

-Negociatorët për Kievin dhe Moskën do ndodhin sot në Bjellorusi për bisedimet e paqes, megjithëse presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nuk pret që diskutimet të japin rezultate.

-Alexander Lukashenko po përgatitet të dërgojë disa nga ushtarët e tij për t’iu bashkuar pushtimit rus.

-Banka qendrore e Moskës po përpiqet të frenojë ndikimin e sanksioneve perëndimore në ekonominë ruse duke rritur normat e interesit dhe duke ndaluar agjentët të shesin letrat me vlerë të mbajtura nga të huajt.

-Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka ndaluar institucionet financiare britanike nga transaksionet me bankën qendrore ruse, ministrinë e jashtme dhe fondin sovran të pasurisë së vendit.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll