Bota

Britania e Madhe nuk ndalet, miraton sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusisë

28 Shkurt 2022, 08:20 Nga DOSJA
Britania e Madhe nuk ndalet, miraton sanksione të reja më të

LONDËR – Britania e Madhe do të zbatojë sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusisë. Ministria e Ekonomisë bëri të ditur me deklaratë për shtyp se do të ndalohen që bizneset britanike të kryejnë transaksione nga Banka Qendrore e Rusisë dhe Fondi Kombëtar i Pasurisë së këtij vendi. Në këtë mënyrë, Banka Qendrore e Rusisë nuk do të jetë në gjendje të kryejë transaksione të huaja financiare për të mbështetur monedhën e saj rubla.

“Paketa jonë e sanksioneve me masat më të ashpra që Britania e Madhe ka ndërmarrë ndonjëherë ndaj Rusisë do të shkaktojnë pasoja shkatërrimtare ndaj presidentit rus Vladimir dhe vendit që drejton”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Pas nisjes së luftës në Ukrianë, Britania e Madhe vendosi që të bllokojë 5 banka dhe 3 biznesmenë rusë. Ndërkohë, SHBA, BE, Britani e Madhe dhe Kanada pranuan që të përjashtojnë bankat ruse nga sistemi financiar SëIFT.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll