Bota

VD/ “Rusët thanë se nuk do të godisnin ndërtesat civile”, ushtari ukrainas: Shikoni përreth

28 Shkurt 2022, 07:56 Nga DOSJA
VD/ “Rusët thanë se nuk do të godisnin ndërtesat

UKRAINË – Forcat ukrainase mbrojtën me vendosmëri qytetin e Mikolaivit. Mbrëmjen e djeshme, forcat ruse tentuan të shkëpusnin lidhjet furnizuese mes veriut dhe jugut të qytetit. Sipas forcave ukrainase, një grup sabotatorësh dhe paramilitarësh zbarkuan dje për të marrë qytetin, por nuk ia dolën.

Një ushtar ukrainas tregoi për CNN se qyteti i Mikolaivit u mbrojt me kosto të lartë njerëzore. Ai hodhi poshtë pretendimet e palës ruse se forcat e tyre nuk po godasin objektet civile në Ukrainë. Në video, ai i tha reporterit të CNN që të shikonte përreth dëmet e shkaktuara në banesa dhe dyqane nga ushtria ruse.

“Rusët thanë se nuk do të godisnin ndërtesat civile. Shikoni përreth”, thotë ushtari ukrainas.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll