Bota

Si luftohet vetmia me teknologjinë? Përfshirja e inovacionit robotik në Japoni

27 Shkurt 2022, 14:56 Nga DOSJA

JAPONI– Vitin që shkoi u krijua në Japoni ministria e Vetmisë. Shkak u bë numri i lartë i shifrave të vetëvrasjes dhe shtimit të sëmundjeve. Por përveç ministrisë, Japonia e lufton vetminë edhe me robotë.

YOSHIFUJI Kentaro, bashkëthemelues i Ory Laboratory, e kupton se si ndihet të jesh i vetmuar. YOSHIFUJI ishte i mbyllur në shtëpi për tre vjet e gjysmë për shkak të stresit dhe sëmundjes, nuk ishte në gjendje të ndiqte shkollën fillore dhe të mesme, duke mbetur prapa në studimet e tij dhe duke humbur mundësitë për t’u angazhuar me bashkëmoshatarët.

YOSHIFUJI u rikuperua nga kjo gjendje në shkollën e mesme dhe më vonë kur po ndiqte shkollën e inxhinierisë dhe teknologjisë themeloi Ory Laboratory, një kompani që projekton robotë të kontrolluar nga distanca për të ndihmuar në zgjidhjen e vetmisë njerëzore.

Ne duam të realizojmë një botë ku të gjithë mund të takojnë njerëz të rinj, të vazhdojnë hobi dhe të ndihmojnë të tjerët edhe nëse kanë kufizime fizike që i pengojnë ata të largohen nga shtëpia,” tha YOSHIFUJI. “Japonia mund t’i tregojë botës se është e mundur të jetosh një jetë të plotë edhe me lëvizshmëri të kufizuar.”

Në qendër të këtij vizioni është roboti i avatarit ‘OriHime’. Projektuar për të adresuar kufizimet e vendosura në lëvizje, përdoruesit mund të pilotojnë robotin nga distanca, duke gjetur mënyra të reja për të marrë pjesë në shoqëri.

Rasti konkret që roboti ndihmon për kalimin e vetmisë: MATSUSHIMA Naoki.

I mbyllur në shtëpi për pesë vitet e fundit për shkak të një sëmundjeje të rëndë të zemrës, ai filloi të punonte në kafene katër deri në pesë ditë në javë sepse ishte i vetmuar. Puna e ndihmoi MATSUSHIMA të ndryshonte mentalitetin e tij. Më parë, mendimet negative për sëmundjen e tij e konsumonin atë. Tani ai shpenzon kohë duke u përgatitur për t’u shërbyer klientëve të tij, duke menduar se cilat tema do të bënin një bisedë të mirë.

“Në të kaluarën, shikoja nga poshtë asfaltit kur shkoja në spital”, thotë MATSUSHIMA. “Tani kërkoj duke u përpjekur të gjej diçka interesante për të ndarë me klientët. Është një kënaqësi e madhe të kalosh orë të tëra duke menduar se për çfarë të flasim dhe si t’i ndihmojmë klientët të shijojnë kohën e tyre në kafene. Për mua, momenti më i lumtur është kur klientët thonë se kanë kaluar shumë mirë ose se do të kthehen sërish.

Vetmia është një sfidë globale. Ndërsa të moshuarit dhe njerëzit e përfshirë nga çështjet e lëvizshmërisë dhe sëmundjet shpesh përjetojnë periudha vetmie, shumë njerëz të tjerë ndihen gjithashtu të vetmuar, veçanërisht në mes të pandemisë Covid-19. Kapërcimi i kësaj sfide kërkon një kombinim të iniciativave të drejtuara nga publiku dhe inovacioneve të sektorit privat. Gjithnjë e më shumë, teknologjitë e reja duke përfshirë robotët e kontrolluar nga distanca trajtojnë vetminë, duke nxitur përfshirjen dhe duke u dhënë njerëzve një ndjenjë më të madhe qëllimi në jetën e tyre.

Pershtatur nga Bloomberg

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota japoni robotë vetimi yoshifuji japoni robotë vetimi yoshifuji

Sondazh

Poll