Bota

Sulmet ruse/ Evakuohet fshati Sartanas, banorët nisen për në Mariupol, mes tyre edhe grekë

27 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
Sulmet ruse/ Evakuohet fshati Sartanas, banorët nisen për në

UKRAINË– Qytetarët po largohen nga fshati Sartana, aty ku u vranë gjithsej gjashtë nga dhjetë emigrantë. Konsulli i përgjithshëm në Mariupol informoi se kryetari i fshatit Sartana i kërkoi banorëve të fshatit që ta evakuojnë atë dhe të zhvendosen në Mariupol i cili është rreth dhjetë kilometra larg.

Më herët, ministri i Jashtëm Nikos Dendias pati një telekonferencë me ambasadorin Frangisco Kostellenos, i dërguar në Konsullatën e Përgjithshme në Mariupol, Konsullin e Përgjithshëm Manolis Androulakis dhe Konsullin e Përgjithshëm në Odesa Dimitris Dohtsis. Qëllimi i telekonferencës ishte njohja me zhvillimet e fundit, si dhe mundësitë e ndihmës për qytetarët dhe emigrantët grekë në Ukrainë.

Dendias shprehu mirënjohjen për punën dhe theksoi se do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ta, duke qenë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve dhe emigrantëve grekë është një prioritet kryesor për vendin e tyre.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll