Bota

Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë,rreth 2700 të arrestuar në 27 qytete

26 Shkurt 2022, 18:10 Nga DOSJA
Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë,rreth 2700

RUSI – 2692 protestues janë arrestuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Lajmi u konfirmua nga organizata ruse e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “OVD”. Protestat kundër vendimit të presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën janë përhapur tashmë në 27 qytete ruse. Nga 2692 të arrestuar, 1370 prej tyre janë kapur në kryeqytetin rus Moskë. Nga ana tjetër, mediat e huaja shkruajnë se po bëhet akoma më e vështirë raportime për këto protesta pasi autoritetet ruse po kufizojnë aksesin në platformat e komunikimit online Facebook, Instagramdhe WhatsApp.

Protestat kundër pushtimit të Ukrainës po zhvillohen në mbarë botën si: Madrid, Londër, Milano, Paris, Uashington, Frankfurt, etj.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: The Week

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll