Bota

Bashkëshortja e vrasësit shqiptar të mësueses britanike mban zi: Të më kishte vrarë mua

26 Shkurt 2022, 16:46 Nga DOSJA
Bashkëshortja e vrasësit shqiptar të mësueses britanike mban

BRITANI E MADHE- Gruaja e shoferit që goditi për vdekje Sabina Nessa-n duket se e vuan më shumë nga të gjithë vrasjen e kryer nga bashkëshorti i saj, i cili masakroi mësuesen e shkollës fillore, Sabina, 28 vjeçe. Në pamjet e kamerave të homazheve për mësuesen britanike Sabina Nessa dy javë pas vrasjes makabre, shihej dhe një grua që qante me dënesë dhe ngushëllohej nga miqtë.

Sot e përditshmja “TheSun” zbulon se emri i gruas që qante në homazhet në Eastburne, ishte Ionela Selamaj, bashkëshortja rumune e vrasesit shqiptar Koci Selamaj që dje në gjykatë pranoi aktin makabër.

“U takuam rastesisht në homazhe. Ajo u mbajt në shpatullën time dhe unë e përqafova. Qau gjithë mbrëmjen, më pas shkuam në bregdet dhe hodhëm lule në ujë. Ajo vijonte të thoshte se nuk e kuptonte çfarë kishte pasur me Sabinan dhe se do të kishte pasur më shumë kuptim nëse do të kishte vrarë atë vetë,”– kujton mikesha e saj që e ngushëllonte Jonelën.

Ionela, pastruese dhe part-time kërcimtare, e cila ishte martuar tre vjet më parë me vrasësin në Eastburne, Koci Selamaj, e kishte njohur më herët sjelljen e pakontrolluar të bashkeshortit shofer shpërndarjeje.

“Ajo na tha se muajt e fundit ishte bërë i dhunshëm. Tre herë ishte përpjekur ta mbyste. Një ditë ishte kthyer nga puna dhe pas një argumenti i kishte vendosur duart në fyt. Ajo kishte frikë se do të vdiste, por diçka ndodhi dhe ai ndaloi,”-tha një mikeshë e gruas nga Rumania, gjatë një video-telefonate pas arrestimit të tij.

Herën e fundit që 36-vjeçari sulmoi Ionela ajo u tmerrua aq shumë sa vendosi ta linte. Kjo ndodhi gjashtë javë para vrasjes. Ndërsa ditën që ndodhi vrasja, ai kishte kërkuar një takim me të, por ajo nuk e dinte që ai kishte rezervuar një dhomë në hotel. 

“I kishte kërkuar të bënin seks por ajo kishte refuzuar, ishte kthyer më pas në dhomë dhe më pas ishte nisur për në Londër”.

Disa orë pas këtij takimi Selamaj kishte vrarë mësuesen, e cila kishte dalë për t’u takuar me miqtë e saj.

Marrë nga TheSun.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ionela selamaj koci selamaj sabina nessa ionela selamaj koci selamaj sabina nessa

Sondazh

Poll