Bota

‘7 vjeç fshihej nga nazistët’/ E reja tregon jetën e të afërmes: Sot i ruhet Rusisë

26 Shkurt 2022, 17:39 Nga DOSJA
‘7 vjeç fshihej nga nazistët’/ E reja tregon jetën

BRITANI E MADHE- Një vajzë ukrainase, Valeriia Voshchevska, e cila jeton prej vitesh në Londër, ka ndarë historinë e një të afërmje të saj, e cila po fshihet nga forcat ruse. Në rrjetet e saj sociale ajo shkruan se tezja e saj tregonte se e ëma fshihej nga trupat naziste si fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tetë dekada më vonë e gjen veten duke kërkuar strehë edhe vetë.

“Tezja ime: Është e pamundur të imagjinohet që nëna ime, e cila humbi prindërit e saj dhe mbeti jetimë në moshën 7-vjeçare, luftoi kundër Hitlerit me popullin rus. Ajo në atë kohë fshihej nga ushtarët gjermanë nazistë, sot, në moshën 85-vjeçare, është duke u fshehur në bodrumin e Kievit nga ushtarët rusë,”- ka shkruar ajo.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll