Bota

62% e amerikanëve mendojnë se Putin s’do ta sulmonte Ukrainën po të ishte president Trump

26 Shkurt 2022, 16:21 Nga DOSJA

SHBA – Një sondazh i fundit i Qendrës së Harvardit për Studime Politike tregoi se gati 2/3 e të anketuarëve amerikanë besojnë nëse president i SHBA do të ishte Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta pushtonte Ukrainën. Një tjetër rezultat tregon se 85% e simpatizantëve republikanë të anketuar mendojnë se Trump do ta kishte bërë Putinin të mendohej dy herë përpara se të merrte vendimin për sulmin ndaj Ukrainës.

Një tjetër aspekt i këtij sondazhi nënvizoi se 59% e të qytetarëve amerikanë të anketuar gjykojnë se presidenti aktual Joe Biden ka favorizuar shefin e Kremlinit për të sulmuar Ukrainën për shkak të dobësisë së tij politike.

Trump lavdëroi disa ditë më parë Putinin për mënyrën se si mori Luhanskun dhe Donbasin. Megjithatë, ai këmbënguli se nëse do të ishte president i SHBA, Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: Daily Mail 

(d.v/dosja.al)


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll