Bota

Hakerët rusë i bashkohen sulmit ndaj Ukrainës: E bëjmë për argëtim! Ky është vetëm fillimi!

26 Shkurt 2022, 13:58 Nga DOSJA
Hakerët rusë i bashkohen sulmit ndaj Ukrainës: E bëjmë

RUSI- Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, vendi ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike pothuajse të vazhdueshme, për të cilat fajësohet Rusia. Por në fakt një pretendim tjetër ka “mbirë” pasi një grup hakerësh vigjilentë rusë “patriotë” më tha se e bënin këtë për argëtim në kohën e tyre të lirë, duke u kënaqur me shkaktimin e kaosit kibernetik. Dmitry (jo emri i tij i vërtetë) më tha se donte të ndihmonte vendin e tij dhe zgjodhi që të mundte Ukrainën nga prapa kompjuterit të tij.

“Ky është vetëm fillimi,”-tha Dmitry.

Javën e kaluar ai tha se ai dhe pesë bashkëpunëtorët e tij kishin kryer sulme të shumta të mohimit të shërbimit, duke përmbytur serverët ukrainas me të dhëna dhe duke i nxjerrë ato përkohësisht jashtë linje. E po ashtu kishin dërguar emaile duke shpërndarë kërcënime për bomba në shkolla. Madje reporterët e BBC-së, dëshmuan live se si grupi shkatërroi përkohësisht një faqe interneti ushtarake ukrainase. 

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry lufta ukraine-rusi dmitry lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll