Aktualitet

Sherr masiv në Velipojë, 4 persona rrahin dhe kërcënojnë me armë 22-vjeçarin

26 Shkurt 2022, 17:31 Nga DOSJA
Sherr masiv në Velipojë, 4 persona rrahin dhe

SHKODËR- 4 persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë dhunuar dhe kërcënuar një 22-vjeçar. Të gjithë të identifikuar vetëm me iniciale, me shumë gjasë nga e njëjta familje kanë dhunuar 22-vjeçarin, K.S., banues në Velipojë. Tre prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa një 22-vjeçar është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se ai ishte personi që përdori armën e zjarrit. 

Nga specialistët e Stacionit të Policisë Velipojë u proceduan shtetasit: H. R. 61 vjeç, E. R.23 vjeç dhe R. R. 20 vjeç , të 3 banues në Velipojë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. R. 22 vjeç, banues në Velipojë, pasi kanë goditur me grushte dhe dyshohet se e kanë kanosur me armë shtetasin K. S. 22 vjeç, banues në Velipojë,”-njofton Policia e Shtetit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder velipoje shkoder velipoje

Sondazh

Poll