Aktualitet

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, arrestohen 7 persona, mes tyre 3 policë (EMRAT)

26 Shkurt 2022, 10:23 Nga DOSJA
Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, arrestohen 7 persona, mes tyre 3

TIRANË– Një grup i strukturuar kriminal është goditur nga Policia e Shtetit në bashkëpinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, duke çuar në pranga 7 persona, mes tyre 3 efektivë të rendit. Mësohet se ky grup struktura kriminal ishte i përfshirë në vjedhjen e mjeteve nga Kosova me destinacion vendin tonë, ku edhe shiteshin tek porositësit. Drejtuesi i grupit, i cili mendohet se është Selaudin Shahini, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë. Më pas ishte Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, personi që kujdesej për shitjen e mjeteve.

Në pranga përveç tyre kanë përfunduar edhe: Ervis Cara, (kushëri i Ndricimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit); Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit); Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit) dhe Fatri Braha (Punonjës i Policisë). Të gjithë ofronin ndihmën në forma e metoda të ndryshme për të bërë transportin e mjeteve të vjedhura nga Kosova për në Shqipëri duke i kaluar nga dogana e Morinës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Nacional”. Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), DVP Kukës dhe Komisariatin e Policisë Krujë. Goditet një grup i strukturuar kriminal, vihen në pranga 7 shtetas, 3 prej tyre punonjës Policie. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me AMP, DVP Kukës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Nacional”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – S. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”; – N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”; – E. C., 24 vjeç, A. Sh., 25 vjeç, të dy banues në Kamzë, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”; – V. D., 29 vjeçe, punonjëse Policie në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe E. A., 24 vjeç, punonjës policie në DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”; – F. B., 38 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës Policie në DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shtetasi S. Sh., i cili ishte në rolin e drejtuesit, në bashkëpunim me lidhje të tij familjare dhe shoqërore, kishte krijuar një rrjet personash që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, dhe trafikonin mjete motorike të vjedhura, nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Shtetasi N. Sh., nëpërmjet lidhjeve të tij shoqërore në Kosovë, siguronte automjetet e vjedhura në këtë shtet. Trafikimi i këtyre mjeteve bëhej nëpërmjet PKK Morinë, dhe kalimin e tyre, e kryente shtetasi F. B., me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Morinë, i cili nuk i regjistronte mjetet motorike që kalonin. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi J. Sh., 30 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare. Vijon puna në bashkëpunim me autoritetet Policore të Kosovës, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme procedurale.

SHIKO EDHE KËTË:

‘Po ndjek një kriminel…’/Si trafikoheshin mjetet e vjedhura nga Kosova, policja i kalonte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agjencia e mbikëqyrjes policore aurel shatri endi ahmetaj ervis cara fatri braha ( ndricim shahini operacioni nacional selaudin shahini vojsava doda agjencia e mbikëqyrjes policore aurel shatri endi ahmetaj ervis cara fatri braha ( ndricim shahini operacioni nacional selaudin shahini vojsava doda

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2022, 13:57

“Big Shqipëria? Histori të rreme? Jo më”

TIRANË-“Histori të rreme? Jo më”, kështu është vulosur këtë javë historia ndoshta më e shpejtë e dashurisë… po flasim për Donald dhe Beat...