Bota

Lufta me Ukrainën, Rumania dhe Estonia ndalojnë fluturimet e avionëve rusë

26 Shkurt 2022, 15:12 Nga DOSJA
Lufta me Ukrainën, Rumania dhe Estonia ndalojnë fluturimet e

TALIN/BUKURESHT – Dy vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, Rumania dhe Estonia vendosën sot që avionët rusë të mos fluturojnë në hapësirën e tyre ajrore. Vendimi i fundit u konfirmua nga kryemeinistrja e Estonisë Kaja Kallas dhe delegacioni i Rumanisë në NATO.

“Ftojmë vendet e BE që të ndjekin këtë rrugë. Nuk ka asnëj vend për avionët e një shtetit agresor në qiejt demokratikë”, shkroi kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

“Sulmi i pajustifikuar dhe i paprovokuar nga Rusia në Ukranë sjell pasoja serioze”, komentoi delegacioni rumun në faqen zyrtare të NATO-s.

Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke vendosën më herët që të ndalojnë avionët nga Rusia që të qarkullojnë në hapësirën e tyre ajrore.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll