Bota

Zyrtare! Kievi s’është i kënaqur/Kremlini: Meqë refuzuat negociatat, rinisim luftën pasdite

26 Shkurt 2022, 13:15 Nga DOSJA
Zyrtare! Kievi s’është i kënaqur/Kremlini: Meqë

UKRAINË– Kremlini ka akuzuar Ukrainën për zgjatjen e konfliktit ushtarak duke refuzuar të negociojë ndërsa Rusia po vazhdonte pushtimin e saj të vendit properëndimor. “Meqë pala ukrainase refuzoi negociatat, avancimi i forcave ruse do të rinisë këtë pasdite,”- u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit. Por edhe Kievi nuk është i kënaqur me kushtet e negociatave me Rusinë. Lajmi është bërë me dije nga këshilltari i Presidentit të Ukrainës.

“Kushtet që pala ruse ka ndryshuar nëpërmjet ndërmjetësve nuk na kënaqin. Ishte një përpjekje për të na detyruar të dorëzoheshim. Ne u sinjalizuam atyre se kushtet e një traktati të mundshëm paqeje janë të mundshme sipas kushteve të Kievit, jo të Moskës,”- tha Alexey Arestovich.

Sipas mediave ruse, presidenti Vladimir Putin urdhëroi më parë trupat të ndalonin avancimin e tyre të premten, në pritje të një përgjigjeje nga Kievi, duke shtuar Moska zyrtare ishte e gatshme të zhvillonte bisedime në Minsk, Bjellorusi. Ai më vonë pretendoi se pala ukrainase fillimisht ofroi zhvendosjen e takimit në Varshavë, Poloni, dhe më pas nuk u përgjigj. E pikërisht ky moment sjell prishjen e marrëveshjes së parë që u vendos dje që nga nisja e luftës mes dy vendeve.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll