Bota

Lufta në Ukrainë, raketa ruse godet një anije japoneze në Detin e Zi

26 Shkurt 2022, 13:07 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, raketa ruse godet një anije japoneze në

UKRAINË- Një anije mallrash në pronësi japoneze është bombarduar në Detin e Zi, në jug të Ukrainës. Një anëtar i ekuipazhit është plagosur. CNN shkruan se një raketë ruse goditi kuvertin e anijes, duke bërë që anija të merrte zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi në faqen e saj në Facebook se anija e mallrave Namura Queen, e regjistruar në Panama, u bombardua në Detin e Zi të premten. Anija është në pronësi të një kompanie transporti me bazë në Imabari City në prefekturën perëndimore japoneze të Ehime-s.

Një zyrtar i kompanisë thotë se i gjithë ekuipazhi prej 20 anëtarësh janë filipinas dhe njëri u plagos në shpatull. 19 të tjerët thuhet se nuk janë lënduar. Anija ishte rrugës për të ngarkuar grurë në portin e Odessa-s në Ukrainën jugore.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll