Bota

Propaganda në Ukrainë/ Ministria ruse pushton e qytetit Melitopol: Na pritën me flamuj

26 Shkurt 2022, 07:13 Nga DOSJA
Propaganda në Ukrainë/ Ministria ruse pushton e qytetit Melitopol: Na

UKRAINË- Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhya. BBC shkruan se Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit. Ndërkohë që Rusia zyrtare nga ana tjetër ka deklaruar se qytetarët në këtë qytet i kanë pritur ata me flamuj të kuq dhe me gëzim.

Në mbrëmjen e 25 shkurtit, pas një zbarkimi amfib pranë lokalitetit të populluar të Azovskoye në Ukrainë, njësitë ruse ishin në marshim dhe hynë në Melitopol, pa hasur asnjë rezistencë. Banorët e Melitopolit mirëpritën trupat ruse që lëviznin nëpër qytet. Disa qytetarë të moshuar dolën në rrugë, duke valëvitur flamuj të kuq”, tha Ministria e Mbrojtjes.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll