Bota

Erdogan kritika NATO-s: Duhej të kishte ndërmarrë hapa më vendimtarë ndaj sulmit rus

25 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA
Erdogan kritika NATO-s: Duhej të kishte ndërmarrë hapa më

ANKARA – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kritikoi NATO-n dhe vendet e Perëndimit duhet të kishin marrë vendime më rezultative për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Pas faljeve të së premtes, kreu i shtetit turk tha se deklaratat akuzuese të liderëve të Perëndimit ndaj Rusisë nuk duhet të kthehen në një ‘stuhi të zakonshme’ verbale. Ai shpreson që mbledhja e sotme e NATO-s të sigurojë një qëndrim më deçiziv të aleancës së Atlantikut të Veriut lidhur gjendjen e rëndë në Ukrainë.

“Nuk duhet të kthehet në ‘stuhi të zakonshme dënimi’, NATO duhet të kishte ndërmarrë hapa më deçizive ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë. Shpresoj që samiti i sotëm i NATO-s do të krijojë një qasje më vendimtare të aleancës”, tha Erdogan.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

Burimi: National Post

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni erdogan lufta ukraine-rusi erdogan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll