Bota

Zëdhënësi i Kremlinit: Ukraina kërkoi bisedime në Varshavë, por u tërhoq

25 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
Zëdhënësi i Kremlinit: Ukraina kërkoi bisedime në

UKRAINË– Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se Ukraina ka deklaruar zyrtarisht se po e rishikon idenë e bisedimeve në Minsk me Rusinë. Por më pas, Peskov thotë se Ukraina është tërhequr dhe më pas ka propozuar Varshavën, kryeqyteti i Polonisë. Por tashmë, Ukraina ka rënë sërish në heshtje dhe sipas Peskov kjo pauzë shoqërohet me viktima.

“Ne u dorëzuam ukrainasve një propozim për të organizuar bisedime në Minsk. Pas një pauze të shkurtër, ukrainasit thanë se po rishikonin idenë e Minskut dhe se tani dëshironin të shkonin në Varshavë. Dhe pas kësaj ata e lanë lidhjen fare dhe bënë një pushim. Fatkeqësisht, kjo pauzë shoqërohet me faktin se në qytetet e mëdha ka shpërthyer breshëria në zonat e banuara, përfshirë Kievin. Ne e konsiderojmë këtë situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. Dhe ata donin të flisnin për këtë, por më pas s’e dimë çfarë ndodhi,”- ka thënë Peskov.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 14:55

FOTO: Po del tym i zi nga Kievi

KIEV- Tym shihet duke dalë nga godina pranë qendrës së Kievit. James White i BBC-së i ka shkrepur imazhet nga qendra e Kievit. Tymi i zi u pa që ngrihej në anën...

Bota 25 Shkurt 2022, 14:48

HARTA: Si e rrethoi Rusia Ukrainën

KIEV- Rusia, me një taktikë të “mbytjes”, bëri të padobishme çdo përpjekje të Ukrainës për t’u mbrojtur. Kjo pasi ai pushtoi vendin nga...