Bota

E gjithë Europa kundër Rusisë, Bjellorusia dhe Serbia nuk dënojnë sulmin ndaj Ukrainës

25 Shkurt 2022, 15:26 Nga DOSJA

EUROPË – Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në kontinetin europian që nuk kanë dënuar publikisht sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Të gjitha shtetet e tjera të Europës kanë dënuar me nota të ashpra ofensivën ruse ndaj fqinjit ukrainas.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ende nuk ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me sjelljen e aleatit të tij të madh presidentit rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka thënë se duhet të vendoset sistem me raketa me rreze deri në Berlin në mënyrë që të mos lejohet BE dhe NATO të kërcënojnë Bjellorusinë dhe Rusinë.

Sot, presidenti rus Putin pranoi të bisedojë me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Nga ana tjetër, raportimet e huaja shtojnë se forcat ruse po afrohen me shpejtësi drejt Kievit dhe pritet ta marrin nën kontroll brenda pak kohësh. SHBA pretendon se Rusia ka në plan të kapë të gjithë liderët e Ukrainës dhe t’i detyrojë të firmosin kapitullimin ndaj Moskës. Më pas, Uashingtoni këmbëngul se Putin do të instalojë një regjim kukull në Kiev.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Putin pranon bisedimet me Zelensky-n

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 14:55

FOTO: Po del tym i zi nga Kievi

KIEV- Tym shihet duke dalë nga godina pranë qendrës së Kievit. James White i BBC-së i ka shkrepur imazhet nga qendra e Kievit. Tymi i zi u pa që ngrihej në anën...

Bota 25 Shkurt 2022, 14:48

HARTA: Si e rrethoi Rusia Ukrainën

KIEV- Rusia, me një taktikë të “mbytjes”, bëri të padobishme çdo përpjekje të Ukrainës për t’u mbrojtur. Kjo pasi ai pushtoi vendin nga...