Bota

Fituesi i “Oscar” s’ka frikë! Penn shkon në Ukrainë,do bëjë dokumentar për pushtimin rus

25 Shkurt 2022, 10:33 Nga DOSJA
Fituesi i “Oscar” s’ka frikë! Penn shkon në

UKRAINË- Aktori dhe regjisori Sean Penn është në terren në Ukrainë duke filmuar një dokumentar për pushtimin e Rusisë. Aktori fitues i çmimit Oscar u shfaq në një konferencë shtypi të enjten në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke dëgjuar zyrtarët e qeverisë që flisnin për krizën. Dokumenti është një prodhim i “Vice Studios”

Penn e vizitoi Ukrainën për herë të fundit në nëntor 2021 dhe filloi përgatitjet për dokumentarin e tij duke vizituar ushtrinë e vendit. 

“Penn ka vizituar Zyrën e Presidentit dhe ka folur me zëvendëskryeministren Iryna Vereshchuk, si dhe me gazetarë lokalë dhe anëtarë të ushtrisë ukrainase,”- shkruajnë mediat vendase. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sean penn lufta ukraine-rusi sean penn

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 10:05

Lufta në Ukrainë/ OBSH: Katastrofë humanitare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus. “Ndërkohë që konflikti pë...

Bota 25 Shkurt 2022, 09:54

Të shtëna pranë Qeverisë në Ukrainë

KIEV-Të shtëna janë dëgjuar pranë lagjes së qeverisë në Kiev. Siç raporton Associated Press, nuk dihet ende se kush ka qëlluar pranë godinës së qeverisë ...