Bota

Rusia hakmerret ndaj Mbretërisë së Bashkuar, ndalon fluturimet në hapësirat ruse

25 Shkurt 2022, 10:13 Nga DOSJA
Rusia hakmerret ndaj Mbretërisë së Bashkuar, ndalon fluturimet

BRITANIA E MADHE- Rusia ka ndaluar të gjithë aeroplanët e Mbretërisë së Bashkuar të përdorin hapësirën ajrore ruse. Sipas Mirror kjo vjen si hakmarrje ndaj ndalimit që Mbretëria e Bashkuar i bëri linjës së fluturimit të transportuesit rus Aeroflot në momentin kur Rusia nisi luftën me Ukrainën. Aeroflot u ndalua të fluturonte nga Mbretëria e Bashkuar është një kompani ajrore në pronësi të shtetit rus.

“Kam nënshkruar kufizime që ndalojnë të gjitha linjat ajrore ruse të planifikuara të hyjnë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar ose të prekin tokën britanike. Veprimet e urryera të Putinit nuk do të injorohen dhe ne kurrë nuk do të tolerojmë ata që vënë jetën e njerëzve në rrezik” tha mbrëmë sekretari anglez i Transportit Grant Shapps.

Vendimi vjen pasi Rusia nisi breshërinë e saj të sulmeve me raketa në Ukrainë dhe Kiev gjatë gjithë natës që prej mëngjesit të 24 shkurtit. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(j.c)/dosja.al

 

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aeroflot grant shapps lufta ukraine-rusi aeroflot grant shapps lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 10:05

Lufta në Ukrainë/ OBSH: Katastrofë humanitare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus. “Ndërkohë që konflikti pë...

Bota 25 Shkurt 2022, 09:54

Të shtëna pranë Qeverisë në Ukrainë

KIEV-Të shtëna janë dëgjuar pranë lagjes së qeverisë në Kiev. Siç raporton Associated Press, nuk dihet ende se kush ka qëlluar pranë godinës së qeverisë ...