Bota

ZHVILLIMET/ Çfarë ka ndodhur deri më tani në Kiev?

25 Shkurt 2022, 10:33 Nga DOSJA
ZHVILLIMET/ Çfarë ka ndodhur deri më tani në Kiev?

UKRAINË- Forcat ruse tashmë kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas dhe janë përqendruar rreth rrethit verior të Obolon. Zona e banuar është vetëm 9 km në veri të parlamentit të Kievit dhe qendrës së qytetit, aty ku pak minuta më parë u dëgjuan të shtënat e armëve.

Pak para orës 10 të mëngjesit me orën lokale, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkroi në Tëitter se rusia kishte hyrë në qytet. Ministria e mbrojtjes u bëri thirrje vendasve të mblidhen dhe të bëjnë kokteje molotov për të luftuar.

Ndërkohë, disa video në internet duket se tregojnë automjete të blinduara që rrotullohen nëpër rrugë kryesisht boshe në Obolon. Po ashtu u raportua për përleshje mes civilëve dhe njerëzve me uniformë ushtarake. Kievi është sulmuar gjithashtu nga ajri, me banorët që janë strehuar në stacionet hekurudhore nëntokësore.

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë ku ka nisur bombardimet. Menjëherë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte. SHBA, BE dhe NATO dënuan sulmin duke u zotuar se Rusia do të mbajë përgjegjësi. Më 21 shkurt 2022, Putin njohu rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si përpjekje për pushtim të plotë. Rusia ka vendosur më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën ndërsa NATO e quan si grumbullimin më të madh ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 10:05

Lufta në Ukrainë/ OBSH: Katastrofë humanitare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus. “Ndërkohë që konflikti pë...

Bota 25 Shkurt 2022, 09:54

Të shtëna pranë Qeverisë në Ukrainë

KIEV-Të shtëna janë dëgjuar pranë lagjes së qeverisë në Kiev. Siç raporton Associated Press, nuk dihet ende se kush ka qëlluar pranë godinës së qeverisë ...