Bota

Princi Harry dhe Meghan Markle tallen nga ndjekësit në Twitter pasi mbështetën Ukrainën

25 Shkurt 2022, 09:48 Nga DOSJA
Princi Harry dhe Meghan Markle tallen nga ndjekësit në Twitter pasi

SHBA- Princi Harry dhe Meghan Markle u tallën sot pasi ndërhynë në krizën e Ukrainës me një deklaratë që dënonte pushtimin e Vladimir Putin. Sipas Daily Mail, Duka dhe Dukesha e Sussex-it në faqen e tyre të bamirësisë Archewell shkruajtën :

“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe të gjithë ne në Archeëell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komuniteti global dhe liderët e tij të bëjnë të njëjtën gjë.”

Por çifti, i cili jeton në një residence në Kaliforni, shumë larg nga Kievi, u kritikuan për deklaratën dhe u mor nga ndjekësit si një gjest arrogante dhe fyese.

Sot, Twitter ishte i mbushur me reagime pasi Harry dhe Meghan dhanë deklaratën e tyre në mbështetje të  Ukrainës. Shumë përdorues të mediave sociale postuan meme duke u tallur me çiftin.  

“Mos më thuaj se ata në fakt kujdesen për dikë tjetër përveç vetes, duke e bërë edhe një herë këtë për ta, duhet të qeshësh,” shkruan një ndjekës.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi meghan markel princ harry lufta ukraine-rusi meghan markel princ harry

Sondazh

Poll