Bota

Ukrainë në flakë! Gjykata Ndërkombëtare: Mund të nisim hetimet për krime lufte

25 Shkurt 2022, 08:36 Nga DOSJA
Ukrainë në flakë! Gjykata Ndërkombëtare: Mund të

HOLANDË – Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (Gjykata e Hagës) paralajmëroi se mund të nisë hetimet për krime lufte në Ukrainë. Lajmi u dha nga prokurori Karim Khan. Ai shprehu shqetësimin për situatën kritike që po zhvillohet në Ukrainë. Khan shtoi se zyra e tij ka të drejtë e nisjes së hetimeve për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid.

“Kam ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Ukrainë me shqetësim në rritje. U kërkoj të gjitha palëve ndërluftuese në territorin ukrainas se zyra ime mund të ushtrojë të drejtën e hetimit për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që mund të jenë kryer në Ukrianë”, shkruan Khan.

 LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë


Burimi:  EURACTIV

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll