Bota

Gjithë gjak dhe e fashuar! Gruaja e plagosur ukrainase, “imazhi” i mizorisë së Putin (FOTO)

25 Shkurt 2022, 09:20 Nga DOSJA
Gjithë gjak dhe e fashuar! Gruaja e plagosur ukrainase,

UKRAINË- Një fotografi e një gruaje, e identifikuar si Olena Kurilo, me kokë të gjakosur dhe të fashuar në vazhdën e një sulmi rus po bën xhiron e rrjetit. Fotografia është përdorur gjithashtu në faqet e para të shumë gazetave  si ‘ The SUN’, ‘The Guardian’, Mirror’ për të ilustruar pasojat e bombardimeve në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën nga Rusia. Në faqen e parë të “The Guardian” është e vendosur fotografia me titullin “Putini pushton”. Gjithashtu edhe në  ‘Mirror’ edhe në ‘The Sun’, civilët vendosen përballë me presidentin rus “të çmendur nga pushteti”, ndërsa të tjerë shkruajnë: Gjaku i kësaj gruaje është në duart e Putin!

Deri më tani dihet se gruaja është një mësuese 53-vjeçare që u plagos kur një pjesë e një pasqyre i ra mbi kokë pas shpërthimit në ndodhur pranë pallatit ku ajo jeton. Ndërkohë e gjithë bota i ka sytë nga Ukraina, ku mediat pasqyrojnë lajme të shoqëruara me imazhe, fotografi, video që na tregojnë se si po e shkatërron Vladimir Putin Ukrainën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll