Bota

‘Nuk i bën syri tërr’/ Ukrainasja përballet me ushtarin rus: Çfarë po bëni në vendin tonë?

25 Shkurt 2022, 08:45 Nga DOSJA
‘Nuk i bën syri tërr’/ Ukrainasja përballet me

UKRAINË– Një qytetare ukrainase kërkoi përgjigje nga ushtari rus që po qëndronte në zonën ku ai banon. Video e cila tregon guximin e ukrainases, po qarkullon prej ditës së djeshme në rrjetet sociale. DailyMail raporton se ngjarja ka ndodhur në Henisek, dhe është bërë virale menjëherë në rrjetet sociale.

BISEDA:

Gruaja: Kush je ti?

Ushtari rus: Bëjmë ushtrime, të lutem largohu nga këtu

Gruaja: Pra, çfarë po bëni këtu?

Ushtari: Biseda jonë nuk do të çojë askund’

Gruaja: Ju pushtues, jeni fashistë! Çfarë po bëni në tokën tonë me gjithë këto armë? “Merrni këto fara luledielli dhe vendosini në xhepat tuaj, kështu që të paktën luledielli të rriten kur të keni vdekur të gjithë këtu”

Luledelli janë lulja kombëtare e Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll