Bota

“Sot do jetë dita më e rëndë”, autoritetet ukrainase: Qytetarët të strehohen

25 Shkurt 2022, 07:59 Nga DOSJA
“Sot do jetë dita më e rëndë”, autoritetet

UKRAINË – Ministria e Brendshme e Ukraiëns paralajmëroi se sot do të jetë dita më e vështirë e sulmit të Rusisë ndaj vendit. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko shkroi se plani i forcave ruse është të depërtojnë drejt Kievit me tanke nga krahët. Ai vlerësoi dhe efektivitetin e raketave anti-tank që po shkatërrojnë këto tanket ruse.

“Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës: Dita më e rëndë do të jetë sot. Plani i armikut është të çajë përmes me tanke nga Ivankivi në Çernihiv drejt Kievit. Tanket ruse digjen shumë mirë kur goditen nga raketat tona antitank”, shkruan Herashchenko.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar qytetarëve që të strehohen në zonat më të afërta. Në Kiev u ndezën sot në mëngjes alarmet pas nisjes së bombardimeve nga forcat ruse.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë


Burimi:
Daily Mail

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll